Reperi i njohur me nofkën “Mossi” është arrestuar të mërkurën nga Policia e Kosovës, së bashku me dy persona të tjerë.
Burime të IndeksOnlinet bëjnë të ditur se ai ndodhej në Graçanicë në momentin e arrestimit, ku edhe është prangosur nga autoritetet.
Arrestimi vjen pas përplasjes fizike që reperi pati me gazetarin Burim Pacolli.
Lidhur me këtë rast, prokuroria dhe Policia e Kosovës ishin mobilizuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
