ShowBizzz

Ekskluzive: Martohet djali i Mihrije Braha dhe Naim Abazi – Tringa zbulon detajet

Tringa Berisha ka ndarë një lajm ekskluziv për jetën e saj personale gjatë një interviste në emisionin “N’magje” në Tëvë1. Ajo ka konfirmuar se tashmë është zyrtarisht e martuar me Platorin, djalin e këngëtarëve të njohur Mihrije Braha dhe Naim Abazi.

Në rrëfimin e saj, Berisha ka treguar se martesa është realizuar në mënyrë të qetë dhe pa ceremoni të madhe.

“Diçka e re tek unë është se jam martuar në heshtje. Unë e kam ndjerë veten të martuar edhe para fejesës, pasi kemi bashkëjetuar. Fejesa ka qenë më shumë një celebrim i dashurisë. Nuk kemi ndjerë ndonjë ndryshim shumë të madh, përveç faktit të kurorëzimit. Tani jemi në përgatitje për të bërë disa fotografi të bukura, pasi kam thënë që dasmë nuk do të bëj”, është shprehur ajo.

Ajo shtoi se nuk planifikon një dasmë tradicionale, duke zgjedhur një qasje më të thjeshtë dhe intime për këtë kapitull të ri të jetës së saj.

Gjithashtu, Berisha ka bërë të ditur se, edhe pse e martuar, ka vendosur të mbajë mbiemrin e saj.

“Edhe pse jam martuar, kam vendosur të mbaj mbiemrin tim. Kam dashur të bëhem si vjehrra ime”, ka deklaruar ajo.

Ky lajm ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi lidhet me familjen e njohur të muzikës shqiptare dhe mënyrën e veçantë se si çifti ka zgjedhur ta kurorëzojë dashurinë e tyre.

Për të parë më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë:

Të Ngjashme