Sipas ekspertëve, ka 3 këshilla të vogla por të vlefshme që do t’ju ndihmojnë të merrni gjërat në duart tuaja dhe të gjeni besimin tuaj të humbur.
Gjeni aleatë
Ju nuk duhet t’i bëni të gjitha vetë. Është e rëndësishme të ndërtoni marrëdhënie me kolegët tuaj dhe të keni mbështetjen e tyre. Pra, herën tjetër që do t’ju thërrasin për të bërë një propozim ose prezantim, do të ndiheni më rehat duke ditur se jeni të rrethuar, ndër të tjera, nga njerëz që ju besoni dhe i vlerësoni.
Regjistroni çdo fitore tuajën e vogël
Ashtu siç jeni të rreptë me gabimet tuaja, ashtu duhet të jeni bujarë me fitoret tuaja. Mund të mësojmë nga gabimet tona dhe të ecim përpara, por në këtë jetë fitoret janë po aq të rëndësishme, sepse ato na japin forcë dhe energji për të vazhduar me të njëjtin pasion në çdo gjë që bëjmë. Shkruani gjithçka që keni arritur në ditarin tuaj dhe herën tjetër që dikush ju sfidon, mos harroni t’i kujtoni.
Përqafoni ngathtësinë
Askush nuk është perfekt dhe kështu gabimet janë pjesë e lojës. Nuk ka rëndësi nëse bëni një gabim apo shqiptoni një emër ndryshe, duke i bërë kolegët tuaj të qeshin. Është e rëndësishme që ta trajtoni me qetësi dhe humor dhe pse jo me tallje me veten, pa treguar se ju ka zënë paniku apo jeni bërë papritur në ankth. Gjërat e papritura janë pjesë e planit, por nuk duhet t’u jepni atyre mundësinë që t’ju rrëzojnë nga vendi juaj. Asnjë moment i gabuar nuk ju përcakton dhe kjo është e dhënë.