Lajme

Eksperti austriak: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja

Eksperti për Ballkanin dhe kryetari i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s, Gunther Fehlinger-Jahn, ka reaguar lidhur me debatin politik në Kosovë për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai vlerëson se diskutimi aktual nuk duhet të kthehet në burim të paqëndrueshmërisë politike, duke theksuar se Kosova ka fituar momentum të rëndësishëm ndërkombëtar në vitet e fundit dhe duhet të ruajë unitetin dhe vazhdimësinë institucionale për të përshpejtuar rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Sipas Fehlinger, vendi nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, pasi tashmë ka zhvilluar zgjedhjet dhe ka institucione funksionale.

Image
Gunther Fehlinger

“Thirrja për zgjedhje të reja në këtë moment do të krijonte pasiguri politike dhe do të vononte objektivat strategjike urgjente të integrimit euro-atlantik”, thekson ai.

“Osmani ka dëshmuar se është një presidente e shkëlqyer dhe një nga zërat më të fuqishëm të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Udhëheqja e saj ka forcuar reputacionin e Kosovës në mesin e demokracive perëndimore dhe ka ndihmuar në avancimin e aleancave strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën”, thekson Fehlinger.

Sipas tij, vazhdimësia në presidencë do të ishte në dobi të Kosovës në këtë moment kritik gjeopolitik.

Ai shton gjithashtu se edhe kryeministri Albin Kurti duhet të vazhdojë të mbetet në këtë detyrë, pasi vendit i nevojitet një qeveri funksionale që të vazhdojë reformat dhe forcimin e shtetit.

“Stabiliteti institucional është thelbësor për zhvillimin ekonomik, bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe për njohjet ndërkombëtare”, thekson ai.

Megjithatë, Fehlinger thekson se udhëheqësit e Kosovës duhet të tregojnë pjekuri politike dhe unitet.

“Në një skenar të tillë, komuniteti ndërkombëtar duhet të shprehet qartë se rivalitetet e brendshme politike nuk duhet të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe orientimin e saj strategjik perëndimor”, shprehet ai.

Fehlinger përfundon se e ardhmja e Kosovës varet nga uniteti i lidershipit pro-perëndimor dhe jo nga përplasjet institucionale.

“Soluconi më i mirë për vendin është i qartë: pa zgjedhje të reja, vazhdimësi në qeverisje dhe rizgjedhja e presidentes Vjosa Osmani”, thekson ai.

“Në këtë moment historik për Evropën, Kosova duhet të tregojë stabilitet politik dhe qartësi strategjike. Kjo është rruga drejt anëtarësimit në BE, në NATO dhe drejt njohjes së plotë ndërkombëtare.”

Të Ngjashme