Lajme

Eksperti i ekonomisë ironizon rritjen e pensioneve nga qeveria Rama, sjell bukë, djathë e domate në studio

Eksperti i ekonomisë, njëkohësisht bashkëthemeluesi i Nismës “Thurrje”, Pano Soko ishte i ftuar në një emision për të diskutuar rreth rritjes së pensioneve me 4.1%.

Ajo që spikati ishte forma me të cilën Soko nisi fjalën e tij, ku mbi tavolinën e studios vendosi një qese, e cila brenda kishte 3 domate, djath dhe bukë, gjest përmes të cilit, eksperti ironizoi vendimin e qeverisë lidhur me rritjen e pensionit të të moshuarve.

“E di çka bërë qeveria? Kjo është rritja e pensionit në një muaj(tregon 3 produktetet e ushqimit). Pra qeveria u mblodh në një muaj dhe arriti në kokluzionin se pensionistëve duhet t’ju japin kaq. Rritja në një ditë përkon me një të katërtën e fetës së bukës, pak gramë djath dhe 5 kafshata domate. Kjo është rritja që ata të mund të hanë bukë,” –u shpreh Soko, teksa fliste tregonte ushqimet në tavolinë.

Sipas tij, përveç vlerës shumë të ulët të një pensioni, ajo çka është e padrejtë lidhet me vlerën e ndryshme të pensioneve nga fshati në qytet, duke bërë një diferencim të madh me një pensionisti që jeton në fshat dhe një pensionisti në qytet.