Lajme

Eksperti i sigurisë: Ja kush po i sulmon Gecët

Njohësi i çështjeve politike dhe të sigurisë, Xhevat Meha, ka komentuar veprimet e Gani Gecit që i ndodhën tash së fundi, me rastin kur vëllai i tij Fadil Geci dëshmoi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Sipas Mehës, sulmet ndaj Gani Gecit dhe shokëve të tij, janë të kryera nga rrjeti i fshehët serbo-rus që ka vepruar dhe vepron në Kosovë.

Sipas tij, sulme të këtij lloji kryhen nga ky rrjet për të zbatuar programet e Serbisë për Kosovën.

“Në një studio televizive, kur Gani Geci foli per vrasjen e shokëve të tij i shpëtuan lotët. Loti del nga thellësia e shpirtit. Në rastet si ky i Ganiut del si një shpërthim kundrejt një ndrydhje emocionale e gjatë. Dhe kjo ndrydhje, dhe ky shpërthim ka domethënien mbrapa.

Sulmet ndaj Gani Gecit, ndaj vellëzerve e shokëve të tij, janë të kryera nga rrjeti i fshehët serbo-rus që ka vepruar dhe vepron në Kosovë. Sulme të këtij lloji kryhen nga ky rrjet për të zbatuar programet e Serbisë për Kosovën. Shkelja poshtë deri në shkatërrimin e vlerave të dobishme për Kosovën e pavarur është një nga programet e Serbisë për Kosovën. Shkelja poshtë e këtyre vlerave nuk ka qenë vetëm para luftës së fundit, por ka qenë edhe gjatë luftës, dhe janë duke vazhduar edhe sot. Është raportuar në Bruksel se gjatë luftës kanë vepruar 140 agjentë serbo-rus mbrenda strukturave të UÇK-së, dhe pas luftës në Kosovë veprojnë 720 agjentë të tillë”, thotë ai.

Më tej, thotë se jo vetëm Gecët por edhe shumë familje tjera e individë janë goditur nga sulme të tilla, duke shtuar se deri tani Kosova nuk ka institucione që u del përballë veprimeve të rrjetit serbo-rus për t’i mbrojtur qytetarët e Kosovës.

“Nuk është vetëm Gani Geci dhe vëllezrit e tij që janë sulmuar dhe sulmohen, janë mijëra individë e familje që goditen nga sulme të tilla. Çështja është se shumica nuk u dalin përballë veprimet të rrjetit serbo-rus por i kalojnë në heshtje. Ata/ato që u dalin përballë këtyre sulmeve e bëjnë me vullnetin dhe fuqinë e tyre, dhe përballë kanë struktura shtetërore të Serbisë e Rusisë me një veprimtari mbi 100 vjecçre në këto anë. Nuk kemi ende institucione të Kosovës që u del përballë veprimeve të rrjetit serbo-rus për t’i mbrojtur qytetarët e Kosovës. Në fakt Dhomat e Specializuara janë institucion e drejtesisë së Kosovës që funksionon jashtë Kosove. Nuk lejuan strukturat e rrjetit serbo-rus që kjo gjykatë të funksionoj në Kosovë. Ka disa vite që AKI është duke u marrë kundërvënien ndaj këtoj rrjeti, mirëpo ende nuk po arrin që të mbroj qytetarët e Kosovës sa kërkohet. Duhet që të pastrohen partitë politike nga pjesëtarët e këtij rrjeti, dhe atë duhet filluar nga Kryetarët e partive, Kryesitë e partive e kështu me radhë”, përfundon ai për “Bota sot”.

Vlen të përmendet, se dje në janë shfaqur grafite fyese për ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fadil Geci.

“Shk* i biri i shk*nës”, shkruhet në grafit, dhe ato ndërlidhen me dëshminë e tij në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.