Viti 2026 do të jetë vit në të cilin, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia intensifikojnë marrëveshjen e përbashkët ushtarake, duke nisur kështu ushtrimi e Përbashkët ushtarak për herë të parë në Shqipëri. Por kjo marrëveshje po i pengon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili paralajmëroi se do të investojnë më shumë në mbrojtje.
Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, në një prononcim për Bota Sot, theksoi se Serbia e sheh me shqetësim afrimin ushtarak mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, pasi dy prej tyre janë anëtare të NATO-s, ndërsa Kosova po forcon kapacitetet e saj dhe synon integrimin euroatlantik.
Sipas tij, Beogradi e percepton këtë si “rrethim strategjik”, sidomos në kushtet kur ka lidhje të ngushta ushtarake me Rusinë dhe Kinën.
Ai shtoi se presidenti Aleksandar Vučić përdor diskursin e “rrezikut të jashtëm” për të justifikuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes, duke dërguar mesazh si për opinionin e brendshëm ashtu edhe për Perëndimin.
Konteksti historik dhe perceptimi strategjik
Për Serbinë, çdo afrim i strukturuar ushtarak mes Tiranës, Prishtinës dhe Zagrebit shikohet me shqetësim per faktin qe Kroacia dhe Shqipëria janë shtete anëtare te NATO-s.
Kosova synon integrimin euroatlantik dhe po avancon ne forcimin e kapaciteteve te saj ushtarake.
Krijimi i një boshti të përbashkët stërvitor mes këtyre tre vendeve krijon shqetesimin në Beograd për një “rrethim strategjik”, sidomos kur Serbia ka marrëdhënie të ngushta ushtarake me Rusinë dhe Kinën.
Çështja e Kosovës
Për Serbinë, çdo thellim i bashkëpunimit ushtarak të Kosovës me vende të NATO-s shihet si forcim i subjektivitetit të saj ndërkombëtar.
Nga këndvështrimi serb, kjo nuk është thjesht stërvitje, por avancim dhe konsolidim i kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe legjitimim ndërkombëtar.
Zhvillimet e brendshme politike në Serbi.
Vuçiç përdor shpesh diskursin e “rrezikut të jashtëm” “të armiqëve” për të justifikuar rritjen e buxhetit të mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak. Paralajmërimi për investime shtesë në mbrojtje është një
Mesazh për opinionin e brendshëm (forcim i imazhit si garant i sigurisë dhe mbrojtjes), dhe një Sinjal ndaj Perëndimit qe Serbia ruan autonominë e saj strategjike”, u shpreh ai.
A është kjo marrëveshje një “sinjal politik”?
Më tej, ai thkesoi se theksoi se marrëveshja është një sinjal politik në disa nivele: për kohezion rajonal euroatlantik, si mesazh paralajmërues ndaj Serbisë dhe si tregues përgjegjësie ndaj NATO-s dhe BE-së.
Sipas tij, në afat të shkurtër mund të rrisë retorikën, por nëse stërvitjet janë transparente, mund të shërbejë si faktor parandalues. Ai shtoi se deklaratat e presidentit Aleksandar Vučić janë më shumë për konsum të brendshëm dhe rrisin perceptimin e tensioneve në Serbi.
Po – në disa nivele.
1. Sinjal për kohezion rajonal
Është një mesazh se vendet e rajonit me orientim euroatlantik po koordinohen më ngushtë në fushën e mbrojtjes.
2. Sinjal ndaj Serbisë
Pa qenë një aleancë kundër saj, praktikisht i tregon Beogradit se çdo tension në veri të Kosovës apo destabilizim rajonal do të përballet me një arkitekturë më të konsoliduar bashkëpunimi.
3. Sinjal ndaj NATO-s dhe BE-së
Tregon përgjegjësi rajonale dhe gatishmëri për interoperabilitet, veçanërisht në një kontekst ku NATO kërkon më shumë kontribut nga vendet e Ballkanit.
A rrezikon kjo rritje tensioni?
Në afat të shkurtër krijon retoriken dhe në afat të mesëm – mund të shërbejë si faktor parandalues nëse stervitjet jane transparente dhe te hapuru për vëzhgues ndërkombëtarë.
Mesazhi publik thekson mbrojtjen dhe jo qëllime sulmuese.
Vucic shprehet që kjo aleancë na ka shqetësuar dhe sipas tij ato duan të tregojnë sa të fuqishëm janë, por dhe ne do ndërmarrim hapa në varësi të situatës. Këto deklarime dhe retorika për konsum të brendshëm duan të rrisin tensione në perceptimin publik të ambientit serb”, thotë ai për “Bota sot”.
