ShowBizzz

Eksperti shpjegon pse mund të ketë ndodhur ‘shpërthimi katastrofik’ i nëndetëses

Sipas Rojës Bregdetare të SHBA-së, nëndetësja Titan, që tërhoqi vëmendjen botërore pasi u zhduk teksa po kryente një ekspeditë në rrënojat e Titanikut, pësoi një “shpërthim katastrofik”.

Autoritetet thanë se pesë personat në nëndetëse besohet se kanë vdekur gjatë shpërthimit.

Si ndodh një shpërthim i tillë dhe çfarë lloj ndikimi do të ketë pasur te personat brenda nëndetëses. Arun Bansil, profesor i shquar i fizikës shpjegoi për Northeastern Global News se çfarë mund të ketë ndodhur me nëndetësen dhe pasojat e mundshme.

Nëse nëndetëset janë në gjendje të zhyten shumë thellë, pse nëndetësja Titan me sa duket nuk ishte në gjendje?

“Çelësi është dizajni i trupit të nëndetëses kundër presionit të madh të jashtëm të ujit që përpiqet të shtypë nëndetësen. Pjesa më e madhe e teknologjisë ekzistuese bazohet në çelik, titan dhe alumin. Megjithatë, trupi i nëndetëses Titan kishte një dizajn eksperimental. Ai përbëhej kryesisht nga fibra karboni, të cilat kanë avantazhin se janë më të lehta se titani ose çeliku, kështu që Titan mund të kishte më shumë hapësirë për pasagjerët. Vetitë e fibrave të karbonit për aplikime në det të thellë, megjithatë, nuk kuptohen mirë. Mund të plasariten dhe të thyhen papritmas.” – shpjegoi Bansil.

“Gjithashtu, Titan kishte realizuar më parë zhytje në det të thellë disa herë, gjë që do të ketë kontribuar në dëmtimin e trupit të nëndetëses për ta bërë më të prirur ndaj dështimit katastrofik.”

Çfarë e shkakton shpërthimin e një nëndetëseje?

Shën.red. Në rastin e Titan, nuk kemi të bëjmë me “explosion” (shpërthim), por me “implosion”. Në shqip, të dyja fjalët përkthehen njësoj, por i referohen dy dukurive të kundërta. Në një explosion, forca vepron nga jashtë, por në një implosion forca vepron nga brenda. Një foto ilustruese për t’i kuptuar më qartë dy llojet e shpërthimeve.

“Kur një nëndetëse është thellë në oqean, ajo përjeton forcën në sipërfaqen e saj për shkak të presionit të ujit. Kur kjo forcë bëhet më e madhe nga sa mund të përballojë trupi, anija shpërthen.

Çfarë nënkupton “shpërthimi katastrofik” për pesë personat brenda nëndetëses?

“Kur trupi shpërthen si pasojë e presionit të jashtëm, lirohet një sasi e madhe energjie dhe pesë personat do të kenë vdekur menjëherë. Ata nuk kanë përjetuar dhimbje ose nuk do ta kenë kuptuar se çfarë i goditi.”

Burimi: /Anabel