LifeStyle

Ekspertja zbulon nuancën më të mirë për t’i bërë buzët të duken më të plota

Një eksperte e aplikimit të grimit, ka ndarë nuancën e përkryer për t’i bërë buzët të duken më të plota.

Mallory Osses, ndan këshilla të shumta për sa i përket sekreteve të bukurisë, të cilat mund t’i aplikoni lehtësisht edhe ju.

Osses së fundmi tregoi se cilën nuancë ta përdorni për buzët e vogla.

Ajo përdori buzëkuq me ngjyrë të ndezur të kuqe, ku përmes një videoje në Instagram ajo ndau edhe rezultatin.

Siç mund ta shihni edhe në video, buzët e saj ndryshojnë krejtësisht madhësinë në momentin që ajo aplikon nuancën e kuqe.