Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka realizuar ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar.
Ekstradimet u realizuan me datat 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi që të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane, të cilët ishin të kërkuar përmes Interpol-it, njëri për veprat penale “vrasje në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje” ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”.
“Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, ka njoftuar Policia.
