Policia e Kosovës ka njoftuar se është bërë ekstradimi i një kosovari nga Britania e Madhe, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Grabitje”.
Ai ishte arrestuar në Britani, ndërsa ekstradimi i tij është bërë më 5 shkurt.
“I dyshuarit ishte arrestuar nga autoritete e Britanisë, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës, për veprat penale “Grabitje” dhe se i njëjti iu ishte shmangur drejtësisë.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të R. Kosovës dhe atyre Britanike. I dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë rajoni i Prishtinës për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.