Lajme

Ekstradohet nga Kosova për në Danimarkë i kërkuari përmes INTERPOL

Policia e Kosovës ka bërë ekstradimin e një shtetasi të Danimarkës në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar.

“I dyshuari ishte arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që i njëjti kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë Daneze, për veprat penale “Vrasje, Mbajtja e armëve të zjarrit në rrethana veçanërisht rënduese dhe Zjarrvënie”, njofton Policia.

Ekstradimi u realizua bazuar në ligjet në fuqi dhe, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Danimarkës.

Të Ngjashme