Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses një ekstradim nga Zvicra për në Kosovë.
Sot është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë, shtetasi i Kosovës A.Z, pasi që i njëjti kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar lëshuar nga institucionet e drejtësisë, i përfshirë në veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Pas ekstradimit i dyshuari iu dorëzua njësiteve përkatëse të policisë DRP Gjilan për procedura të mëtutjeshme ligjore.
Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor deklaron se do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.
