Lajme

Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka njoftuar se është ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë një i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Në njoftim thuhet se i dyshuari pas ekstradimit, u është dorëzuar njësiteve përkatëse policore për vazhdim me procedurat tjera ligjore.

“Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Të Ngjashme