Lajme

Ekzekutimi i 20-vjeçarit nga miku i tij me kallashnikov, RENEA kontrolle në varrezat e qytetit, dyshohet se autori është fshehur në atë zonë (Video)

Vijojnë kërkimet për kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko në Korçë. Forcat RENEA kanë nisur kontrollet në varrezat e qytetit, pasi dyshohet se Kristjan Sterjo mund të jetë fshehur në këtë zonë.

Sipas dëshmitarëve, menjëherë pas kryerjes së krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja dhe është drejtuar në drejtim të varrezave të qytetit.

NEWS  Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euroPër këtë arsye, Policia ka përqendruar kërkimet në këtë zonë, ndërsa forcat RENEA po kryejnë kontrolle të imtësishme për lokalizimin e tij.

Më herët, forcat e Policisë dhe RENEA kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar, Kristjan Sterjo, me qëllim kapjen e tij, por nuk kanë mundur ta gjejnë aty.

Sterjo është identifikuar nga Policia si autori i dyshuar i vrasjes së 20-vjeçarit Joan Zuko, i cili u qëllua me kallashnikov.

NEWS  Edisa e bindur! Brikena ka të dashur jashtë shtëpisë

Viktima ka marrë një plumb në pjesën e poshtme të shpatullës, i cili ka përshkuar trupin dhe ka dalë në anën tjetër. Sipas të dhënave paraprake, kjo ka qenë e vetmja plagë e shkaktuar nga arma e zjarrit.

Autori e ka qëlluar nga pas viktimën, teksa 20-vjeçari ngjiste shkallët, në kat të tretë të pallatit. Në dorën e tij, pas ngjarjes, është gjetur edhe një thikë.

NEWS  Rubio: SHBA nuk do ta qeverisë Venezuelën, kemi një tjetër plan për të!

Të Ngjashme