Lajme

Ekzekutimi mafioz i babait të Andrea Kalemit, ja si ka nisur saga e vrasjeve deri në atentatin e mbrëmjes së të shtunës

Objektivi i atentatit në një lokal në Memaliaj ku mbeten të vrarë edhe dy persona të tjerë, kamerieri i lokalit, Gledi Muça dhe një klient ishte babai i Andrea Kalemit, Shyqyri Kalemi. Një nga pistat kryesore që po heton policia lidhet me hakmarrjen mes grupeve rivale.

Andrea Kalemi rezulton një person me precedent penal dhe hetuesit kane dyshime se krimi duket vijim I sagës së dy vrasjeve te ndodhura në vitin 2022 në Tiranë. Fillimisht me ekzekutimin me shpërthim të telekomanduar në makinën e 27-vjeccarit Aleksandër Sadikajt dhe disa muaj më vonë ekzekutimin e Edmond Papës . Në 11 qershor të vitit 2022 u ekzekutua me shpërthim me telekomandë 27 vjeçari Aleksandër Sadikaj, i cili ishte djali I hallës së vëllezërve Kalemi.

Ai u vra teksa po lëvizte me makinën e tij pranë zonës së TEG-ut në Tiranë. Autorët dyshohet se kishin vënë një sasi prej 150 gramë tritol që u shpërthye me telekomandë, në momentin që makina ishte në lëvizje. Vetëm 6 muaj më vonë në muajin dhjetor të vitit 2023 vritet në kryeqytet biznesmeni Edmond Papa. Për vrasjen e Papës, u arrestua shoku i Andrea Kalemit, Albano Velo, ndërsa në kërkim është një tjetër lidhje e ngushte e tij. Andre Bode që mendohet se është edhe ekzekutori. Në dosjen hetimore përmendet edhe emri i Andrea Kalemit.

Pas këtyre ngjarjeve kriminale, ndaj vëllezërve Kalemi janë organizuar të paktën 3 atentate, por fatmirësisht pa pasoja për jetën. Andrea Kalemi i shpëton një atentati në Greqi teksa ishte duke shkuar me pushime me gruan dhe tre fëmijët e tij. Ndërsa dhjetorin e kaluar Andrea kalemi qe mbahet i izoluar në burgun grek të Koridhalos është plagosur me thikë nga një tjetër i dënuar, egjiptian. Ndërsa në janar të këtij viti në Tiranë, tentohet të vritet vëllai i tij Adriatik Kalemi. Nga një makinë në lëvizje u qëllua me kallashnikov drejt Smartit me të cilin po udhëtonte Zamir Kalemi. I riu mbeti i plagosur në këmbë.

Emiri i Andrea Kalemi përmendet në edhe në ngjarje të tjera të ndodhura që nga viti 2001 ku rezulton i arrestuar nga forcat speciale RENEA dhe ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet belge, pasi akuzohej se në bashkëpunim me vëllain e tij Fatmir Kalemi kishte vrarë vëllezërit Mevlan e Adriatik Çaça, ngjarje e ndodhur në Anderleht, më 13 prill 2001. Për herë të fundit u arrestua ne 2017-të në Tiranë bashkë me dy persona të tjerë pasi ne gjendje të dehur kundërshtuan punonjësit e policisë.