Detaje të reja mësohen nga ngjarja që tronditi Ndroqin pasditen e sotme.
Alfred Dedja mbeti i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Gazetari Esido Barkaj, mëson se autori është afruar në këmbë kur ka kryer krimin dhe më pas është larguar me një makinë tip “Benz” të zi.
Motivi dhe rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa pritet një reagim zyrtar nga policia.