Është bërë ekzekutimi i shtesës prej 100 euro për fëmijët.
Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlera të luftës çlirimtare, Andin Hoti.
Qeveria në detyrë më 22 maj e ka miratuar pakon për përballje me inflacionin, vendim që ka nxitur reagime shkaku që në prag të nisjes së fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit, pensionistëve, fëmijëve, studentëve e të punësuarve në sektorin jopublik do t’u ndahen nga 100 euro.
