Lajme

Ekzekutoi me armë zjarri kushëririn pas sherrit për qiranë, Apeli ul dënimin për Lek Vuksanin, ja sa vite përfiton autori

Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka ulur dënimin për Lek Vuksanin, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri kushëririn e tij Petrit Vuksani pas një sherri që dyshja kishin për qiranë e banesës, ngjarje kjo e ndodhur në Shkodër më 2 maj të vitti 2023.

Shkalla e Parë në Shkodër dënoi fillimisht autorin me 21 vite burg, pas gjykimit kjo masë u reduktua në 14 vite.

Por pas ankesës së bërë nga Lek Vuksani, Apeli vendosi të ulë dënimin e tij në 19 vite për të dy veprat penale dhe pas zbritjes së një të tretës, dënimi përfundimtar është 12 vite e 8 muaj burgim, nga 14 që ishte.

Vendimi i Apelit të Përgjithshëm

“Në përfundim të gjykimit, më datë 24.10.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare znj. Marsela Pepi dhe anëtar z. Fatri Islamaj dhe znj. Edlira Petri, vendosi:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për sa i përket kualifikimit ligjor dhe masës së dënimit të caktuar për kryerjen e veprës penale “Vrasje me dashje” të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ndryshimin e vendimit nr. 744 (1667), datë 03.04.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për pjesën tjetër si më poshtë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit L. V për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve dhe dënimin e të pandehurit L. V me 19 (nëntëmbëdhjetë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale zbritet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 12 (dymbëdhjetë) vjet dhe 8 (tetë) muaj burgim.”