LifeStyle

Elia Zaharia poston në Instagram, pak ditë pasi Princ Leka zyrtarizoi lidhjen e re

Divorci i Elia Zaharias dhe Princ Lekës muajit e fundit ka qenë kryefjala e shtypit rozë dhe jo vetëm. Por mesa duket këtë çështje Elia e ka lënë pas.

Ajo ka publikuar sot në Instagram një foto me fustan të kuq ku duket mahnitëse dhe tejet e lumtur.

Postimi i saj vjen vetëm pak ditë pasi Princ Leka, ish bashkëshorti i Elias njëkohësisht zyrtarizoi romancën e tij të re me Blerta Celibashin gjatë një darke gala në Carpathia West Estate në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndjekësit kanë komplimentuar Elian për pamjen edhe shprehen se ajo është Princesha e vërtetë e tyre.