Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Kosova solli emocione të forta, ku u shpall emri i finalistit të dytë.
Ndërsa Elijona arriti ta sigurojë biletën e saj, Londrimi mbetet ende në garë, duke pritur verdiktin e publikut për rrugëtimin e tij të mëtejshëm.
Sipas Londrimit, suksesi i Elijonës nuk ishte i rastësishëm, por rrodhi si pasojë e dinamikave të vështira brenda shtëpisë. Ai ka vënë në dukje se ajo që Labi i ka shkaktuar asaj gjatë dy javëve të fundit, ka ndikuar drejtpërdrejt në mbështetjen masive që ajo mori nga ndjekësit.
Gjatë diskutimeve të tij, banori theksoi se historia e Elijones ka krijuar një ndjenjë të fortë empatie te publiku. Ai u shpreh se, po ta shihnin nga jashtë, gjithsecilit do t’i vinte keq për situatat në të cilat ajo u ndodh dhe do ta votonin pikërisht sepse ajo tregoi forcë për t’u përballur me presionin.
Ndonëse e vlerëson arritjen e saj si finaliste, Londrimi bën një dallim të qartë mes kualifikimit dhe fitores së madhe. Sipas tij, meritimi i finales për shkak të qëndresës është një gjë, por çmimi i madh është një diskutim krejt tjetër që varet nga shumë faktorë të tjerë të lojës.
Finalistët tjerë të BBVK do të zbulohen të premten!
View this post on Instagram
A post shared by Big Brother VIP Kosova (@bigbrothervipkosova)
