ShowBizzz

Elijona flet pas daljes nga “BBVK”, ja ku do të jetojë tani e tutje

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona ka qenë e ftuar në “Post Big Brother”, ku ka folur hapur për rrugëtimin e saj në këtë format.

Ajo u shpreh se babai i saj është shumë krenar për të, duke theksuar se përkundër momenteve të vështira brenda shtëpisë, ka dhënë maksimumin nga vetja. “Nuk është se nuk kam bërë gabime, por ato që kam bërë kanë qenë shumë të vogla”, u shpreh ajo.

Sa i përket jetës pas spektaklit, Elijona tregoi se do ta ndajë kohën mes Kosovës dhe Gjermanisë. Ajo tha se në Gjermani ka shoqërinë e saj, ndërsa në Kosovë ka familjen dhe tashmë edhe punën, duke lënë të kuptohet se do të jetë më e pranishme në vendlindje.

Me këtë vendim, Elijona duket se po nis një kapitull të ri mes dy shteteve, duke balancuar jetën personale dhe angazhimet profesionale.

Të Ngjashme