ShowBizzz

Elijona pozon në bikini nga Egjipti

Pas një muaji shkëputjeje totale nga rrjetet sociale për shkak të humbjes tragjike të xhaxhait të saj në Gjakovë, ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka vendosur të kthehet më e fortë se kurrë.

Dje, ajo theu heshtjen duke ndarë një mesazh plot emocion me ndjekësit, ku shprehej se tani është më e qetë dhe gati për t’u rikthyer në aktivitetet e saj me qëllimin për të “shëruar zemrën”. Dhe duket se kurimi më i mirë për të është pikerisht deti, dielli dhe largimi nga zhurma e përditshmërisë së kryeqytetit.

Menjëherë pas këtij lajmërimi, Elijona mori rrugë drejt Egjiptit për disa ditë relaksi të merituar. Bukuroshja e BBVK 4 është shfaqur në top formë, teksa shijon pushimet në bregdetin e nxehtë afrikan.

Ky vit ka qenë padyshim një slitë emocionesh për të, nga suksesi i madh ku u rendit e dyta në reality show-n e famshëm e fitoi 10 mijë euro, deri te sfidat e rënda familjare që e detyruan të bënte një hap pas nga jeta publike. Por tashmë, Elijona duket se po e mban premtimin e dhënë për ndjekësit: të ecë përpara pa u dorëzuar për asnjë moment.

Kjo fundjavë në Egjipt vërteton se ajo po merr kohën e duhur për veten, duke u rimbushur me energji pozitive.

Të Ngjashme