1
Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, është rikthyer në shtëpi menjëherë pas përfundimit të spektaklit “Prime” të së premtes.
Ajo ishte larguar përkohësisht gjatë ditës, pasi u dërgua në një spital privat për shkak të problemeve shëndetësore, çka bëri që të mos ishte e pranishme në emisionin live.
Pas trajtimit mjekësor dhe stabilizimit të gjendjes, Elijona u kthye shëndoshë e mirë, duke u pritur me ngrohtësi nga banorët.
Rikthimi i saj solli lehtësim dhe emocione pozitive, ndërsa ajo vazhdon garën në Big Brother VIP Kosova 4.
ks
