ShowBizzz

Elijona shfaqet e lumtur pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova”

Kanë kaluar vetëm pak ditë nga mbyllja e spektaklit Big Brother VIP Kosova, por finalistët vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.

Njëra ndër më të komentuarat e këtij edicioni, Elijona Binakaj, po qëndron aktive në rrjetet sociale, ku po ndan me ndjekësit momente të reja nga përditshmëria e saj jashtë shtëpisë,shkruan Kosovarja.

Në fotografitë e fundit të publikuara, Elijona duket mjaft e buzëqeshur dhe në formë të mirë, duke reflektuar qetësi dhe pozitivitet pas eksperiencës së gjatë në reality show.

Kujtojmë se ajo ishte njëra ndër banoret më të përfolura të këtij sezoni, duke arritur deri në finale dhe duke fituar mbështetje të madhe nga publiku.

Të Ngjashme