ShowBizzz

Elijona “thyen” heshtjen, konfirmon ndarjen nga Klodi: Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Elijona së fundi ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe rrjeteve, pas aludimeve për ndarjen e saj nga Klodi. Lidhur me këtë, Elijona ka folur për herë të parë ku ka konfirmuar për ndarjen nga Klodi.

Përmes një postimi në InstaStory, ajo ka falenderuar ndjekësit për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa ka theksuar se ndarja nuk e ndryshon respektin që ka për atë që kanë përjetuar së bashku.

Të lidhura

None found

Postimi i plotë:

Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë lajmesh apo pyetjesh, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në një lidhje.

Siç e dini, shumica prej jush më keni ndjekur gjatë gjithë rrugëtimit tim. Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar, duke dhuruar respekt, dashuri dhe mirënjohje për secilin prej jush që më ka dhuruar support.

Ndonjëherë, dy njerëz zgjedhin të vazhdojnë rrugët e tyre veçmas, edhe kur dikur kanë ndarë shumë bashkë. E respektoj atë që kemi përjetuar dhe, mbi të gjitha, respektoj privatësinë dhe dinjitetin e të dyve. Nuk kam nevojë të flas keq për dikë që dikur ka qenë i rëndësishëm për mua.

Ju falënderoj të gjithëve për dashurinë dhe mbështetjen. Unë do të vazhdoj përpara me qetësi, mirënjohje dhe respekt për veten.

Të Ngjashme