Shëndetësi

‘Eliksiri i jetës’, kombinimi i mjaltit dhe Aloe Verës, fuqi natyrale për trupin dhe shëndetin

Nëse ndiheni të drobitur, të lodhur apo të prirur ndaj të ftohtit, ekspertët e ushqyerjes natyrale rekomandojnë një zgjidhje të thjeshtë por të fuqishme: kombinimin e mjaltit me Aloe Verën. I quajtur në shumë vende të botës si “Eliksiri i Jetës”, ky përzierje natyrale njihet për vetitë e jashtëzakonshme ushqyese dhe shëruese.

Mjalti dhe Aloe Vera janë përdorur prej shekujsh si kurë natyrale dhe konsiderohen suplementë të çmuar për organizmin. Mjalti është një ëmbëlsues i pasur me antioksidantë dhe elementë të dobishëm, ndërsa Aloe Vera njihet për efektet e saj qetësuese dhe pastruese për trupin.

Ky kombinim ndihmon në përmirësimin e imunitetit dhe rikthimin e energjisë trupore. Lëngu që përftohet nga përzierja e Aloe Verës dhe mjaltit ka pak kalori – rreth 60 për çdo gotë – dhe përmban sasi domethënëse të vitaminës C, e cila lufton radikalet e lira dhe ndihmon në prodhimin e kolagjenit për një lëkurë të shëndetshme.

Sipas specialistëve, në 250 mililitra të këtij lëngu gjenden rreth 30% e dozës ditore të vitaminës C, që e bën atë një aleat të fuqishëm për shëndetin qelizor dhe metabolizmin. Krahasuar me lëngjet e tjera frutash, kjo përzierje ofron më pak kalori dhe më shumë përfitime.

Aloe Vera përmban gjithashtu barbaloina, një fitoushqyes me rol antioksidant, si dhe ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak – një vlerë e shtuar për personat që vuajnë nga diabeti.

Përgatitja është e thjeshtë: përzieni në një mikser një filxhan xhel Aloe Vera dhe një filxhan mjaltë derisa të formohet një masë kompakte. Përdoreni çdo ditë për të përmirësuar ndjeshëm mirëqenien tuaj fizike dhe mendore.

Të Ngjashme