ShowBizzz

Eliza Hoxha kujton me mall babain: “5 vite pa babin”

Eliza Hoxha ka kujtuar me mall të atin, pesë vite pas ndarjes së tij nga jeta.

Ajo ka ndarë një dedikim prekës në rrjetet sociale, duke kujtuar këshillat, diskutimet dhe bindjet që shpesh i kishin të ndryshme, por që, siç shprehet ajo, kishin të njëjtin qëllim.

“5 vite pa babin. Pa këshillat e tij, diskutimet e nxehta, ballafaqimet e bindjet që i kemi pas shpesh të ndryshme, por me qëllimin e njëjtë: me u ba njerëz ma të mirë përditë dhe me i shërby vendit me dashni e përkushtim”, ka shkruar Hoxha.

Fjalët e saj përcjellin mallin dhe mirënjohjen për të atin, duke kujtuar vlerat dhe mësimet që ai i la pas.

Të Ngjashme