ShowBizzz

Elon Musk i shqetësuar për të ardhmen e njerëzimit

Kryeshefi i “Tesla-s” dhe aksionari kryesor i rrjetit social “X” (ish-Twitter), Elon Musk, tregon se është i shqetësuar për racën njerëzore.

Ai është i shqetësuar specifikisht rreth faktit për ndikimin e Inteligjencës artificiale te njerëzimi.

Walter Isaacson, që ka shkruar biografinë e re të miliarderit, ka komentuar mbi mendimet e Musk për inteligjencën artificiale, ka raportuar FemaleFirst.

“Musk po mendon se sasia e inteligjencës njerëzore po stagnon, pasi njerëzit nuk po bëjnë mjaftueshëm fëmijë”, ka thënë Isaacson.

52-vjecari Musk i cili është një nga njerëzit më të pasur në botë kishte shprehur gjithashtu shqetësimin e tij rreth potencialit të inteligjencës digjitale.

“Ndërkohë, sasia e inteligjencës kompjuterike po rritet në mënyrë të dukshme. Në një moment, fuqia biologjike e trurit do të zbehet nga fuqia e trurit digjital”, ka thënë Isaacson.