6
Elsa Tolaj ka ndarë një mesazh tejet emocional në rrjetet sociale, teksa kujtoi të atin në ditëlindjen e tij, më 26 nëntor.
Ajo tregoi se kjo datë ndër vite ka qenë një festë e rëndësishme për familjen, por që tani ka marrë një tjetër kuptim, pas humbjes së babait.
Elsa shkruan se këtë vit, për herë të parë, qirinjtë e ditëlindjes nuk u ndezën, duke e bërë dhimbjen edhe më të madhe. Ajo e përshkruan të atin si “heroin e jetës”, të cilit dëshiron t’i thotë çdo gjë, por tashmë mund ta urojë vetëm nga larg.
Në dedikimin prekës, ajo shpreh boshllëkun që kanë ndjerë ajo, nëna dhe vëllezërit që nga momenti i ndarjes së tij nga jeta. Mes tjerash, Elsa i uron që ta takojë “sa më shpejt engjëllin e saj”.
Mesazhi i saj mbyllet me fjalët: “Të dua sa fjalët s’të thonë dhe ndjenjat s’mund t’i shprehin. Çika jote e vogël, Elsa.”
View this post on Instagram
ks


