Lajme

Elshani paralajmëron për mbyllje të rrugëve tjera që shfrytëzohen për kontrabandë

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka thënë se vendosja e pengesave mbi Urën në Bërnjak do të ndikojë në masë të madhe parandalimin e kontrabandimit të mallrave.

Ai ka thënë se kjo pik kalimi edhe pse jo zyrtare ka qenë e ndjeshme dhe një nga vendet ku është bërë kontrabandimi me mallra.

Elshani tha se kjo nuk do të paraqesë problem për lëvizjen e qytetarëve me vetura të vogla, duke paralajmëruar se do të ketë bllokim edhe të rrugëve tjera që shfrytëzohen për kontrabandë

“Janë në mesin e mbi 60 rrugëve ilegale që janë përdorë për kalimin e kontrabandës mallrave. Mbi 25 rrugë i kemi blloku, kështu që do të vazhdojmë punën tonë në kuadër të veprimit sipas ligjit e që në atë zonë kemi të bëjmë më shumë me kontrabandë me mallra. Nuk do të paraqes vështirësi  për qytetarët që të lëvizin me vetura të vogla pasi nuk është pikë kalim zyrat por konsiderojmë në mas të madhe në parandalimin e veprave penale që kanë të bëjnë me kontrabandimin e mallrave”, tha Elshani.