LifeStyle

Elton Ilirjani hap Javën e Modës në Kosta Rika me mesazhet e fuqishme

Javën e Modës në New York ende nuk ka nisur, por bota e modës është e përqendruar në jug, ku Edicioni i 23-të i Javës së Modës në Kosta Rika ka sjellë një spektakël të vërtetë në pasarela. Supermodeli, aktivisti dhe filantropi Elton Ilirjani ka qenë ylli i eventit, duke hapur katër shfaqje të ndryshme brenda dy ditëve, duke përfshirë marka dhe kauza të njohura si Maria Jose Chavarria Ruiz nga INA, AMAG nga Nolys Rodriguez, fushata Bodyright e UNFPA-s dhe marka boliviane Weise.

Ilirjani hapi Javën e Modës në Kosta Rika me një performancë të fuqishme për krijimet më të fundit të Maria Jose Chavarria Ruiz të INA, në një event të mbajtur në Antigua Aduana. Pasi tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ai sfiloi për herë të dytë për markën venezueliane AMAG nga Nolys Rodriguez, një markë që shquhet për dizajnet e saj të qëndrueshme dhe elegante për gra moderne.

Ilirjani gjithashtu mori pjesë për të dytën herë në nismën Bodyright të UNFPA-s, një fushatë e fuqishme që synon të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën ndaj grave dhe femicidet. Në këtë shfaqje, të gjithë pjesëmarrësit qëndruan në heshtje si shenjë respekti dhe në fund u bashkuan duke thirrur mesazhin kyç: “Ndalo femicidet!”

Kjo ngjarje u përmbyll me një performancë të mrekullueshme nga Ilirjani, i cili mbylli shfaqjen e fundit të Javës së Modës duke debutuar koleksionin ndërkombëtar të markës boliviane Weise, frymëzuar nga lumi Pirai.

Javën e Modës në Kosta Rika 2024, që u zhvillua nga data 19 deri më 24 gusht, e karakterizoi slogani “Përgjithmonë e Gjelbër,” duke theksuar rëndësinë e modës së qëndrueshme dhe përpjekjet për mbrojtjen e mjedisit. Ky event shërbeu si një platformë për dizajnerët e rinj që të shfaqnin talentet e tyre në një skenë ndërkombëtare, duke forcuar statusin e tij si një nga ngjarjet më të rëndësishme të modës në Amerikën Latine.