ShowBizzz

Elton Tozaj publikon videon: Ja xhelozia e Juelës sa shikon një femër afër Rogertit

Një nga momentet më të forta dhe më emocionuese në “Big Brother VIP” së fundmi ishte surpriza e Rogertit, i cili u takua dhe u ribashkua me vëllain e tij pas plot 4 vitesh pa folur me njëri-tjetrin.

Por, ndërsa vëmendja ishte te lotët dhe përqafimet vëllazërore, një detaj tjetër nuk u ka shpëtuar syve të vëmendshëm dhe po komentohet gjerësisht në rrjet.

Gazetari Elton Tozaj ka ndarë një video epike ku shihet qartë reagimi i Juelës menjëherë pas kësaj surprize.

Në pamjet e publikuara, shihet Nikol e cila shkon drejt Rogertit për ta përqafuar dhe uruar për këtë moment të bukur.

Mirëpo, pa mbaruar mirë bashkëbisedimi i tyre, aty shfaqet Juela. Ajo i afrohet menjëherë dyshes duke tërhequr vëmendjen e Rogertit dhe duke “ndërprerë” momentin e tyre.

Krah kësaj videoje, gazetari ka shkruar: “Ja xhelozia e Juelës sa shikon një femër afër Rogertit ????????‍♀️”

Ky veprim i shpejtë ka ndezur menjëherë rrjetin, duke ngritur pikëpyetje nëse Juela vërtet po tregon shenja xhelozie apo pronësie ndaj Rogertit, me të cilin ka krijuar një aleancë dhe afrimitet të ngushtë brenda shtëpisë.

Të Ngjashme