Elvana Gjata ka ndarë një “tease” të shkurtër në rrjete sociale, duke lënë të kuptohet se ditëlindja e saj këtë vit nuk do të jetë vetëm me urime e tortë, por edhe me muzikë të re.
Me një fragment nga videoklipi, titullin “MOMENT” dhe një tag për Stanaj, arstisti ameriakn me famë ndërkombëtare. Këngëtarja shqiptare njoftoi projektin e radhës, i cili do të publikohet pikërisht më 3 shkurt në ditën e saj të lindjes. I njëjti postim u pasqyrua edhe nga vetë Stanaj, duke e bërë të qartë se bashkëpunimi është i konfirmuar dhe vjen shumë shpejt.
Stanaj (Albert Stanaj) është artist shqiptar i lindur në Shkodër dhe i rritur në New York City, i njohur për baladat me ngjyrime pop/R&B. Në media e kredite muzikore është përmendur edhe si kontribues si tekstshkrues në projekte ndërkombëtare, përfshirë “34+35” të Ariana Grande një detaj që e rrit kuriozitetin për “peshën” artistike të këtij dueti.
