LifeStyle

‘Elvis Pupa i shpallur në kërkim?’/ Gazetari: VIP-at shqiptarë nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, u drejtohen mënyrave ilegale për të fituar para

Gazetari i emisionit “Andale”, Fatos Sulo, i ftuar në studion “Kafe Shqeto” me Flavio Qarrin, komentoi zhvillimet e fundit rreth personazheve të njohur të showbizit, duke ndalur veçanërisht te rasti i Elvis Pupës.

“E kam ndjekur edhe zhvillimin e fundit me Elvisin, u bë një gjurulldi e madhe. Përpos lajmit që doli në fillim, pati edhe reagimin e tyre, gjithashtu dhe reagimin e Bardhit, i cili bëri atë deklaratën,” u shpreh Sulo.

Ai iu referua gjithashtu aludimeve që kanë qarkulluar në media dhe rrjetet sociale. “Aludimi është bërë që ka një ‘shtëpi bari’, ose ka mbjellur lëndë narkotike në baçën e tij. Ky është aludimi,” theksoi gazetari, duke shtuar se deri tani nuk ka një fakt të konfirmuar, vetëm hipoteza. “Tani bar ka, po se në shtëpi, se në baçë, se në serë, ky është ende një veprim i paditur. Ata vetë i kanë hedhur poshtë aludimet, pra as nuk kanë thënë po, as nuk kanë thënë jo.”

Sulo komentoi edhe fenomenin e famës së shpejtë që prodhojnë rrjetet sociale dhe mënyrën si shumë të rinj përpiqen ta kapitalizojnë. “Ku ka zë nuk është pa gjë, por që… unë nuk vë dorën në zjarr për askënd, sidomos për VIP-at shqiptarë që shkojnë jashtë shtetit dhe kanë një sukses të menjëhershëm,” tha ai.

“Patjetër, çdo kush do të fitojë sa më shpejt, se është bërë diçka që me rritjen e rrjeteve sociale së fundmi, TikToku ose Instagrami, është e lehtë që çdo kush të bëhet i famshëm, por fama është e vështirë për t’u mbajtur e para, dhe e dyta për ta kthyer në fitim, për ta monetizuar,” u shpreh më tej gazetari.

Ai përfundoi se shumë nga të famshmit në Shqipëri ndodhen në një gjendje të vështirë ekonomike, çka i shtyn drejt mënyrave alternative, ndonjëherë edhe të paligjshme. “Pra të famshmit në Shqipëri nuk janë në gjendje të mirë ekonomike dhe kjo i shtyn për të zgjedhur këto mënyra të tjera që janë ilegale,” përmbylli Sulo.

Sulo: E kam ndjekur edhe zhvillimin e fundit me Elvisin, u bë një gjurulldi e madhe, përpos lajmit që doli në fillim, reagimi i tyre gjithashtu dhe reagimi i Bardhit, i cili bëri atë deklaratën.

Bardhi ka ngelur ende në Big, domethënë Bardhi ishte brenda e Big, dhe nuk ishte lojtar, ka vazhduar të jetë lojtar tani pas Bigut.

Aludimi është bërë që ka një ‘shtëpi bari’, ose ka mbjellur lëndë narkotike në bacën e tij, ky është aludimi.

Tani bar ka, po se në shtëpi, se në bacë, se në serë, ky është ende një veprim i paditur.
Ata vetë i kanë hedhur poshtë aludimet, pra as nuk kanë thënë po, as nuk kanë thënë jo.
Ku ka zë nuk është pa gjë, por që… unë nuk vë dorën në zjarr për askënd, sidomos për VIP-at shqiptarë që shkojnë jashtë shtetit dhe kanë një sukses të menjëhershëm.

Patjetër, çdo kush do të fitojë sa më shpejt, se është bërë diçka që me rritjen e rrjeteve sociale së fundmi, TikToku ose Instagrami, është e lehtë që çdo kush të bëhet i famshëm, por fama është e vështirë për t’u mbajtur e para, dhe e dyta për ta kthyer në fitim, për ta monetizuar.

Pra ne mund të kemi shumë të famshëm në Shqipëri, por shumica e tyre… se dhe ne tallemi, themi që paguajnë me një tag në rrjetet sociale etj.

Pra të famshmit në Shqipëri nuk janë në gjendje të mirë ekonomike dhe kjo i shtyn për të zgjedhur këto mënyra të tjera që janë ilegale.

Të Ngjashme