Shqiptarja Ema Hoti është përzgjedhur finaliste nga 250 vajza që ishin konkurrente
E premte, 20 Shtator 2024 – 10:20By: Drin Reçica
Gara e madhe e “Miss Universe Switzerland” do të mbahet më 28 shtator në Bernë, shkruan albinfo.ch.
Mes finalisteve është edhe shqiptarja Ema Hoti, e cila është përzgjedhur ndër 250 kandidate pas disa audicioneve.
Sipas artikullit të botuar këtë mëngjes në gazetën “24heures”, konkurrenca këtë vit është veçanërisht e lartë.
Çdo kandidate ka treguar përkushtim dhe pasion mbresëlënës, dhe Ema Hoti nuk bën përjashtim.
Ajo përfaqëson në mënyrë të përkryer ambicien dhe diversitetin e Zvicrës, duke ruajtur njëkohësisht krenarinë për rrënjët e saj shqiptare.
Fituesja e Miss Universe Switzerland do të përfaqësojë Zvicrën në Meksikë, së bashku me fitueset e vendeve të tjera, përfshirë përfaqësueset shqiptare:
Miss Universe Albania 2024: Franceska Rustem
Miss Universe Kosova 2024: Edona Bajrami
Miss Universe Mali i Zi 2024: Rumina Ivezaj
https://www.albinfo.ch/ema-hoti-finaliste-ne-miss-universe-switzerland/