ShowBizzz

Emina Cunmulaj feston 10-vjetorin e dashurisë me dedikim prekës për bashkëshortin

 Modelja dhe sipërmarrësja e njohur Emina Cunmulaj ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta e saj personale, duke shënuar 10-vjetorin e dashurisë me bashkëshortin e saj.

Në një postim të publikuar në Instagram, Emina ka ndarë një foto plot dashuri nga dita e martesës, e shoqëruar me një përshkrim emocional që reflekton rrugëtimin e tyre së bashku.

“A decade of love, a lifetime of memories”, shkruan ajo, duke shtuar se dashuria e tyre ka kaluar përmes sfidave dhe gëzimeve, gjithmonë duke zgjedhur njëri-tjetrin në çdo hap.

Ajo përfundon me një urim për më shumë aventura e dashuri që vazhdon të rritet.

No description available.



ks