ShowBizzz

Emina Cunmulaj rrëfehet para Mira Kazhanit, planet për investime me bashkëshortin miliarder: Unë me tim shoq do sjellim brande në Shqipëri

Modelja Emina Cunmulaj, vajza jonë shqiptare e cila kudo dhe kurdo herë e thotë me krenari prejardhjen e saj ka ardhur me një rrëfim për karrierën e saj, jetën dhe familjen. Përballë Mira Kazhanit, mes kujtimeve nga fillimet në modeling dhe jetës familjare, ajo ndau edhe detaje interesante nga rrugëtimi i bashkëshortit të saj, sipërmarrësit Sam Nazarian.

Para shitjes së kompanisë së tij në vitin 2019, vetëm pak muaj përpara pandemisë globale, Nazarian kishte ndërtuar një perandori me rreth 115 hotele në mbarë botën. Gjatë rrëfimit biseda u ndal dhe te mundësitë e investimeve në Shqipëri, një ide që mesa duket Emina tregoi se nuk është thjesht një dëshirë.

Të lidhura

None found

Ajo pranoi se ka pasur diskutime konkrete për të sjellë projekte në vend, duke lënë të kuptohet se Shqipëria mund të jetë një destinacion i ardhshëm për investimet e tyre.

“Natyrisht unë do kisha pasur qejf të investoja në Shqipëri, ka pasur disa biseda”, u shpreh ajo duke theksuar se nëse një ditë vendosin të investojnë, synimi nuk do të jetë përfitimi personal apo përvetësimi i pronave, por sjellja e markave prestigjioze ndërkombëtare që do të ngrinin standardet e turizmit dhe mikpritjes në vend.

Pjesa nga intervista:

Mira Kazhani: Sa hotele ka Sam në të gjithë botën?

Emina Cunmulaj: Sam para se t’i shiste kompaninë e tij që e ka shitur në 2019, pothuajse disa muaj para Covid, krejt rastësisht, ka pasur 115 hotele. Tani vazhdon me hotele.

Mira Kazhani: Ka një dëshirë për të bërë diçka në Shqipëri, kush nuk po ndërton do ishte mirë të ndërtonte Sam dhe Emina?

Emina: Natyrisht unë do kisha pasur qejf të investoja në Shqipëri, ka pasur disa biseda.

Mira Kazhani: Nuk i dihet asnjëherë! Ivanka erdhi e mori ishullin më duket

Emina: Ivanka e gëzoftë Ishullin. Unë me tim shoq nëse investojmë nuk marr kurrë gjë, thjesht sjell ndonjë brand të bukur që e meriton Shqipëria.

Të Lidhura:

  1. “Makth për çdo grua”/ Mira Kazhani flet për diagnostikimin me kancerin e gjirit
  2. Copëza nga Maldivet/ Kiara ndan momentin emocionues: Babi Luizi flet me lot në sy me Lunën
  3. Sara Hoxha në romancë të re? Kush është djali që i ka rrëmbyer zemrën
  4. Niko Komani mbështet Brikenën: Gjithmonë e pastër dhe e rregullt

Të Ngjashme