ShowBizzz

Eminemi, mysafir special në koncertin e 50 Centit

Eminemi ka bërë një paraqitje surprizë te koncerti i mikut të tij të ngushtë 50 Cent në Detroit të Michiganit.

Dyshja përformuan së bashku këngët, Patiently Waiting” dhe “Crack a Bottle”.

“Detroit, bëni zhurmë për njërin prej shokëve më të ngushtë që i kam, 50 Centin”, u është drejtuar Eminemi fansave.

“Dhe po ashtu bëni zhurmë për ditëlindjen e 50-të të Hip-Hopit…Detroit, ju dua të gjithëve!”