Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takimin Zsolt Bunford, i cili është emisar special i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban për Ballkanin Perëndimor.
Në njoftimin e KFOR’it bëhet e ditur se Ulutas ka paraqitur situatën e sigurisë në rajon, dhe se ka shprehur mirënjohjen për kontributin e kahershëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.
Postimi:
Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, Kosovo Force (KFOR), Gjeneral Major Özkan Ulutaş, mirëpriti të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Hungarisë, z. Zsolt Bunford, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjeneral Ulutaş shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e kahershëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues ndaj çështjeve të sigurisë.
