ShowBizzz

Emri që kanë menduar për djalin e dytë, Denisa e zbulon

Tiktokeri i njohur Kozaku dhe partnerja e tij, Denisa Bajramaj, po përgatiten për një kapitull të ri të jetës së tyre familjare.

Pas disa muajsh, çifti do të bëhen prindër për herë të dytë – sërish të një djali.

Moneytizer Paragrafi 2

Denisa dhe Kozaku janë tashmë prindër të një djali dyvjeçar, Denaro, i cili shpesh shfaqet në postimet e tyre plot dashuri në rrjete sociale.

Këtë herë, detajet rreth pritjes së ëmbël, Denisa i ka ndarë me ndjekësit përmes një sesioni pyetjesh në Instagram.

Moneytizer Paragrafi 4

E pyetur nëse kanë vendosur për emrin e djalit të dytë, Denisa u përgjigj me sinqeritet:

“Mateo e kemi si opsion, por akoma s’kemi vendosur tamam. Është shumë e vështirë t’i ndryshosh mendjen Kozit me emër tjetër. Veç ai si të duash thotë, unë do e thërras Mateo.”

Mesa duket, “Mateo” është një emër që ka fituar zemrën e Kozakut, por se cili do e lë fjalën e fundit për emrin mbetet të shihet.

Çifti prej kohësh janë ndër më të pëlqyerit në rrjetet sociale, dhe nuk janë të rralla momentet që ndajnë së bashku.

Me ardhjen e djalit të dytë, familja e tyre e vogël pritet të bëhet edhe më e bukur e më e plotë.

Artikull i sponzorizuar



ks