LifeStyle

Ende nuk dini çfarë të vishni për Vitin e Ri? Ky kombinim magjepsës mund t’ju shërbejë si frymëzim

Supozojmë se tashmë e dini se ku dhe me kë do ta festoni Vitin e Ri. Por dyshojmë edhe se ju ende nuk dini çfarë të vishni…

Dita e fundit e dhjetorit ka qenë gjithmonë e rezervuar për glamur dhe shprehje të kreativitetit në veshje, sepse edicione të tilla nuk veshim gjatë vitit. Është një rregull i pashkruar që shumica e atyre që planifikojnë të festojnë diku natën e ndërrimit të viteve, zgjedhin veshjen e tyre në minutën e fundit. Më pas ka stres dhe shqetësim nëse gjithçka do të jetë gati, ndaj tensioni është i lartë dhe nuk mund të relaksoheni dhe të përgatiteni për atë mbrëmje. Për të mos e gjetur veten në këtë situatë, është koha të filloni të planifikoni se si do të dëshironit të dukeshit në atë mbrëmje të veçantë.

Cilado qoftë forma e trupit dhe cilido qoftë stili juaj i modës, zgjidhni rroba në të cilat do të ndiheni të sigurta, të kënaqura dhe të rehatshme. Për këtë rast të veçantë, rregulli është që më mirë t’i përmbaheni një stili dhe të zgjidhni një veshje efektive, sesa ta teproni me stile të ndryshme dhe aksesorë të panevojshëm.

Image
Ilustrim

Gjithsesi, nëse doni një stil të dëshmuar sipas shijes së trendisteve kryesore, sigurohuni që të shikoni kombinimet e modës së tyre që janë më se të përshtatshme për natën e ndërrimit të viteve. Fundet e shkurtra të lëkurës – argëtuese, joshëse dhe pa diskutim elegante, janë një pjesë e pazëvendësueshme e gardërobës së festave. Do të adhuroni siluetën e tyre të rafinuar dhe shkëlqimin delikat.

Jini magjepsëse me kapele, xhaketë, çantë të vogël dore dhe çizme të larta të cilat gjithmonë do të rrisin përshtypjen e shkëlqyer. Atë natë lejohet edhe të zbulosh pak më shumë trupin, të kesh shumë detaje të çuditshme, të veshësh diçka që nuk do të guxoje ta vishje çdo ditë… Por mbani në mend një gjë, mos e teproni.

Vërtet, jo të gjitha e kemi një linjë trupi si Monica, por ky kombinim duket si dhurata më e ëmbël e Vitit të Ri derisa atmosfera në festë të nxehet.

E denjë, por disi atraktive! E përkryer për festën e Vitit të Ri, apo jo?