Lajme

‘Ende pa përfunduar takimi…’ – reagimi i ashpër i LVV ndaj LDK-së për çështjen e Presidentit

Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti për numrin e votave të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Kurti, pas takimit me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk mjaftojnë 80–81 vota, por duhen rreth 84–85.

Bajrami e ka kritikuar këtë qëndrim, duke thënë se më 2021 as nuk kishte 80 vota të sigurta dhe se tani kërkohen standarde më të larta. Ajo paralajmëroi se nëse shkohet në zgjedhje të reja, mund të mos ketë as vota për kryetar Kuvendi, e aq më pak për president.

Ndaj saj ka reaguar deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se Bajrami “po reagon ende pa përfunduar takimi” dhe se deklarimet e saj dëshmojnë mungesën e votave për president.

Ai shtoi se debatet brenda LDK-së nuk duhet të zhvendosen në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Postimi i plotë:

Hykmetja ka fillu po reagon ende pa dal Lumiri prej takimit me Albinin!

Hykmete, ti je dëshmia që bashkë s’i kemi 80 vota, sepse ende pa dal Lumiri prej takimit del tregon qysh nuk ka President.

E di që e ke më shumë me Lumirin se me Albinin, por këtë garë me Lumirin ish dashtë me bë në LDK, jo tash kur ne diskutojmë për President!

Të Ngjashme