Lajme

Eni Çobani zbulon pse ndahen çiftet në Shqipëri: Meshkujt shqiptarë janë impotentë

Eni Çobani ka zbuluar pse ndahen çiftet në Shqipëri.

Sipas saj, shkak kryesor është impotenca e meshkujve.

“Ju keni bërë një deklaratë për impotencën e meshkujve, si një problem kryesor në divorcin e çifteve”, i tha asaj, gazetari Roland Qafoku

“Ështe e vërtetë. Kam dashur të bëj një komunikim me mjekët. Unë them se familja shqiptare një nga elementet kryesore ka pikërisht këtë. Ne duhet ta themi në sy. Ky problem duhet trajtuar sepse tradhtitë, largimet, apo mosdëshira vijnë pikërisht nga dhoma e gjumit.

Dhoma e gjumit është sa i shenjtë për çiftin, aq edhe enigmatike për ne që jemi më pas në proceset e tyre. Ne nuk e dimë kurrë se çfarë ndodh te dhoma gjumit. Unë them se edhe dhuna vjen pikërisht nga kjo gjë. Kur ti ndien një mungesë shumë të fortë në personalitetin tënd. Edhe meshkujt e kanë shumë të rëndësishme këtë pjesë.

Nëse ti zhburrërohesh para një gruaje e ke shumë të rëndë pastaj të dalësh përballë ndonjë gruaje tjetër apo në një ambient. Në Shqipëri ti duhet të jesh njeri që i ke të gjitha. Duan sa më shumë burra në Shqipëri”, u përgjigj Eni Çobani.