ShowBizzz

Eni dhe Genci ndjekin nga afër performancën e Beyonce

Çifti i njohur, Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi, momentalisht ndodhen në Holandë.

Ata janë në Amsterdam bashkë me këngëtaren Greta Koçi për të ndjekur nga afër koncertin e mbretëreshës së muzikës pop, Beyonce.

Të njëjtit ndërkohë kanë ndarë me ndjekësit pamje live nga koncerti i yllit të famshëm ndërkombëtar.

Beyonce ndërkohë ka nisur prej kohës turneun e saj botëror “Reneissance”, ku deri më tani ka performuar në disa vende të ndryshme.

Ajo së fundmi ka bërë një performancë të shkëlqyer në Këln të Gjermanisë.

Turneu ndërkohë është planifikuar të përfundojë me një performancë në Caesars Superdome në New Orleans më 27 shtator.