ShowBizzz

Enisa tregon gjendjen e saj pas aksidentit: Ka qenë një javë traumatike!

Para pak ditëve këngëtarja me origjinë shqiptare, Enisa, pësoi një aksident automobilistik që mund të kishte rezultuar tragjik. “Mund të kisha vdekur, por unë jam ende këtu. Zoti është i madh.”-shkroi ajo në një postim në Instagram.

Ajo postoi edhe dy foto. Në një prej tyre shihej në spital pas akdientit dhe dy foto të makinës së përplasur. Aksidenti ka ndodhur në Malin e Zi, ku duket se këngëtarja ka qenë për pushime siç bën zakonisht.

Pas kësaj ngjarjeje, ajo ka bërë një shkëputje nga mediat sociale për tu rikthyer me një përditësim mbi gjendjen e saj.

Enisa ka ndarë dy foto ku tregon se po vijon të marrë veten, teksa e cilëson këtë javë si traumatike. Këngëtarja shkruan se po përballet me shumë gjëra fizikisht dhe mendërisht.

“Faleminderit të gjithëve që më kanë shkruar, komentet dhe mesazhet e ëmbla më kanë ngushëlluar. Ka qenë një javë traumatike, është e çuditshme të mos postoj çdo ditë dhe të ndaj jetën time me ju siç bëj gjithnjë. Do të rikthehem shumë shpejt, thjesht më nevojitet pak hapësirë për të qartësuar mendimet, po përballem me shumë gjëra fizikisht dhe mendërisht. Por për fansat e mi të dashur që janë shqetësuar për mua, jam mirë! Doja thjesht t’ju thoja si jam, ju dua, u përpoqa të dukesha bukur për ju në këto foto por nuk ndihem shumë e bukur me këtë gjënë”.