Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka njoftuar se të premten ka marrë ftesë nga gjykata për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në objektin e KNSH-së, në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor 2025.
Sipas Rexhepit, rasti tregon se presioni institucional ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës vazhdon. Ai ka theksuar se flamuri kombëtar po trajtohet si shkelje ligjore, ndërsa diskriminimi shihet si politikë shtetërore.
“Nuk do të tërhiqemi. Dinjiteti nuk gjykohet”, ka shkruar Rexhepi në një postim në Facebook.
