ShowBizzz

Enrique Iglesias mbërrin në Tiranë, poston imazhe nga përgatitjet për koncertin: Shihemi sonte

Ylli spanjoll i muzikës me famë botërore, Enrique Iglesias sonte mban për herë të parë koncert në Tiranë.

Tashmë po bëhen përgatitjet finale për koncertin madhështor që pritet të ketë një numër të madh pjesëmarrësish.

Artisti 48-vjeçar ka njoftuar se ka mbërritur në Shqipëri, ai këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram.

ImagePostimi

Autori i “Bailamos” ka ndarë pamje nga përgatitjet që po bëhen për skenën gjigante në sheshin “Skënderbej”.

“Shihemi sonte Tiranë, Shqipëri”, ka shkruar Iglesias sipër postimit.

ImagePostimi

Ndërkohë, kujtojmë që përveç Iglesias, Tirana do të jetë nikoqire e një tjetër artisti ndërkombëtar.

Artisti nga Porto Rico, Ricky Martin pritet të performojë në Tiranë më 20 korrik.