Lajme

Epopeja, OVL – UÇK-ja fton në Këshill Ali Ahmetin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bën të ditur se ka marrë vendim për themelimin e Këshillit Organizues për organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve përkujtimore dhe ceremoniale në kuadër të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Në njoftim bëhet e ditur se, Këshilli Organizues do të kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve që do të zhvillohen në shënim të kësaj ngjarjeje historike për kombin shqiptar.

Në përbërje të Këshillit janë emëruar: Hysni Gucati – OVL-UÇK, Fadil Shurdhaj – SHIL-UÇK, Xhavit Jashari – SHFD-UÇK, Ali Ahmeti – Ushtria Çlirimtare Kombëtare, Shefket Musliu – Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, Sokol Poga – OVL-UÇK, Tiranë, Agim Çeku, Lahi Brahimaj, Shukri Buja, Ahmet Isufi, Rahman Rama, Nuredin Lushtaku, Abdyl Mushkolaj, Latif Gashi dhe Rustem Berisha.

Kurse, është bërë e ditur se në ditët në vijim do të bëhet plotësimi i përbërjes së Këshillit Organizues me anëtarë të tjerë të deleguar nga strukturat përkatëse.

Ndërkaq, në mbledhjen e së premtes të qeverisë u mor vendimi për themelimin e Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të Ngjashme