1
Këngëtarja Era Istrefi së fundmi ishte e ftuar në emisionin ‘Canape’ ku rrëfeu për jetën dhe karrierën e saj.
Gjatë intervistës u pyet në lidhje me dashurinë dhe lidhjet e saj të mëparshme, duke lënë të kuptohet për futbollistin e njohur Amir Rrahmani, shkruan “Kosovarja”.
“Unë e kam postuar edhe vetë sepse ka qenë diçka e hapur, por nuk besoj që ia vlen ta përmend edhe një herë, ka mbetur në të kaluarën,” u shpreh Era.
Tutje vazhdoi “Po jam lënduar, por rëndësi ka se si të shërohesh pas një lëndimi të madh. Mos përshtatshmëria me një person nuk të ul vlerën tënde.”
ks


